Të paktën tre nxënës u lënduan nga sulmi me thikë në një shkollë në Finlandë
- Të paktën tre nxënës u lënduan sot në sulmin me thikë në një shkollë në Finlandën jugore, njoftoi DPA, duke iu referuar autoriteteve.
- Post By Fami Bajrami
- 15:11, 20 maj, 2025
Helsinki, 20 maj 2025 (MIA) - Të paktën tre nxënës u lënduan sot në sulmin me thikë në një shkollë në Finlandën jugore, njoftoi DPA, duke iu referuar autoriteteve.
Policia kumtoi se një nxënës është arrestuar dhe se asnjë nga të lënduarit nuk kishte lëndime të rrezikshme për jetë. Sulmi ndodhi në shkollën "Vahajarvi" në qytetin Pirkala, në jugperëndim të qytetit Tampere.
Në shkollë mësojnë rreth 1.250 fëmijë.
Mediat lokale publikuan se i dyshuari, për të cilin besohet se është 16 vjeç, dërgoi manifest në agjencitë e lajmeve para sulmit, duke thënë se ka për qëllim të sulmojë vajza.
Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e mesazhit të tillë, por tha se janë në dijeni me materialet e publikuara dhe janë duke i shqyrtuar si pjesë të hetimeve. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s