Të paktën tre emigrantë kanë humbur jetën kur një grup prej 50 njerëzish janë përpjekur ta kalojnë La Manshin
- Të paktën tre emigrantë kanë humbur jetën sot në La Mansh në brigjet veriore të Francës, kur një grup prej rreth 50 personash janë nisur me një varkë të vogël, me shpresën për të arritur në Britani, njoftuan autoritetet.
Paris, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën tre emigrantë kanë humbur jetën sot në La Mansh në brigjet veriore të Francës, kur një grup prej rreth 50 personash janë nisur me një varkë të vogël, me shpresën për të arritur në Britani, njoftuan autoritetet.
Incidenti ka ndodhur në Sangat rreth orës 6 të mëngjesit, thuhet në komunikatën e Prefekturës detare franceze për La Manshin.
Është konfirmuar se tre emigrantë kanë vdekur pasi janë gjetur pa ndjenja, ndërsa 45 persona janë shpëtuar dhe trajtuar, kryesisht për hipotermi, thanë autoritetet, duke shtuar se operacioni për kërkimin e viktimave të tjera të mundshme po vazhdon. mb/
Foto: MIA