• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën shtatë ushtarë u vranë në një sulm me bombë në Pakistanin veriperëndimor

Të paktën shtatë ushtarë u vranë në një sulm me bombë në Pakistanin veriperëndimor

Islamabad, 16 mars 2024 (MIA) - Bombardues-vetëvrasës me një automobil të mbushur me eksplozivë sot goditën një pikë kontrolluese ushtarake pakistaneze, duke vrarë më shumë se shtatë ushtarë, kumtuan autoritetet në Pakistan.

Sulmi ka ndodhur në rajonin veriperëndimor pakistanez, Vaziristan verior, afër kufirit me Afganistanin, i cili kohë të gjatë ka shërbyer si seli e militantëve islamikë të lidhur me Al-Kaedën dhe aleatët e tyre talebanët, transmeton DPA.

Në konfliktin me armë që pasoi pas sulmit me bombë, u vranë të paktën gjashtë sulmues.

Armata pakistaneze kumtoi se bombarduesi-vetëvrasës së pari e hodhi vetën në erë në pikën kontrolluese para se një tjetër të godasë portën me automobil.

Deri më tani asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Rajoni veriperëndimor i Pakistanit që e ndan kufirin me Afganistanin shënon një rritje të vazhdueshme të dhunës së shkaktuar nga militantët që kur talebanët afganë e morën Afganistanin në vitin 2021.

Më shumë se 80.000 pakistanezë janë vrarë në sulme me bomba të kryera nga militantët islamikë që nga sulmet në SHBA më 11 shtator në vitin 2001. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR