• e enjte, 18 korrik 2024

Të paktën shtatë të vdekur në zjarrin në një klub të natës në qytetin spanjoll Mursia

Të paktën shtatë të vdekur në zjarrin në një klub të natës në qytetin spanjoll Mursia

Mursia, 1 tetor 2023 (MIA) - Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën në zjarrin në një klub të natës në qytetin Mursia, kumtuan autoritetet spanjolle.

Zjarri ka shpërthyer në klubin e natës Teatre, në mëngjes rreth ora 6 sipas kohë lokale.

Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet.

Ndihma e shpejtë dhe shërbimet tjera kërkojnë persona, të cilët konsiderohen të zhdukur dhe të cilët kanë qenë në klub në momentin e zjarrit.

Nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar zjarrin, që ka shpërthyer derisa në klub ka pasur numër të madh njerëzish. bsh/

Foto: Skrinshot X

QËNDRONI TË LIDHUR