• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën shtatë të vdekur dhe mbi 700 të lënduar në tërmetin e fuqishëm në Tajvan

Të paktën shtatë të vdekur dhe mbi 700 të lënduar në tërmetin e fuqishëm në Tajvan

Tajpei, 3 pril 2024 (MIA) - Shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 736 janë lënduar në tërmetin e fuqishëm që e ka goditur Tajvanin, njoftuan mediat lokale.

Të gjitha vdekjet janë në qarkun Hualien.

Tërmeti me intensitet prej 7,2 ballëve ka shkaktuar shembje të disa ndërtesave në Hualien, qyteti më afër epiqendrës, ku po vijojnë operacionet e shpëtimit.

Pothuajse 80 njerëz janë bllokuar në rrënoja, ndërsa ka edhe persona të ngujuar në ndërtesa dhe tunele nëpër qytet, njoftuan autoritetet, transmeton BBC.

Tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur ishullin në 25 vitet e fundit është ndjerë edhe në brendësi të Tajvanit, duke shkaktuar rrëshqitje maisve të dheut.

Xhirimet e publikuara në mediat sociale tregojnë ndërtesa banimi të shembura dhe njerëz të evakuuar nga shtëpitë dhe shkollat.

Nga rrëzimi i fasadave të dëmtuara janë edhe shunë automjete dhe dyqane.

Në gjithë ishullin janë raportuar ndërprerje të shpërndarjes së rrymës dhe internetit.

Tërmeti i fuqishëm ka ndodhur në ora 7:58 sipas orës lokale në thellësi prej 15,5 kilometra nga bregu jugor. Në Tajpei ende ndjehen paslëkundjet, me të paktën 25 deri më tani, sipas banorëve.

Qendra japoneze për tërmete ka publikuar se disa cuname më të vogla kanë arritur deri te prefektura jugore Okinava dhe më vonë e pezulloi paralajmëroi për valën e baticës.

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se ky ka qenë tërmeti më i fortë që nga viti 1999, kur një tërmet me magnitudë 7.6 e ka goditur Tajvanin, duke shkaktuar vdekjen e rreth 24.000 njerëzve dhe duke shkatërruar ose dëmtuar 50.000 shtëpi. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR