• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën shtatë persona humbën jetën, pasi një furgon u përmbys afër Mynihut, ndërsa shoferi tentoi të ikë nga policia

Të paktën shtatë persona humbën jetën, pasi një furgon u përmbys afër Mynihut, ndërsa shoferi tentoi të ikë nga policia

Mynih, 13 tetor 2023 (MIA) - Të paktën shtatë persona e humbën jetën, kurse dhjetë janë lënduar, prej të cilëve disa më rëndë, kur një burrë i dyshuar si kontrabandist emigrantësh, humbi kontrollin mbi furgonin e tij dhe tentoi të ikë nga ndjekja e policisë, kumtoi sot policia gjermane.

Në kumtesë thuhet se fatkeqësia ka ndodhur në autostradën A94 në lindje të Mynihut, prej se shoferi i furgonit ka filluar të përshpejtojë pas ndjekjes së policisë, për të cilin shkak automjeti është përmbysur disa herë.

Në furgon ka patur rreth 20 emigrantë, mes të cilëve edhe fëmijë, njoftoi policia.

Autoritetet gjermane muajin e kaluar kanë vendosur kontrolle të reja kufitare me Poloninë dhe Çekinë.

Në Gjermani numri i kërkesave për azil është rritur për 78 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare.

Kufirin gjerman në gusht ilegalisht e  kaluan 14.701 migrantë , që është për 66 për qind më shumë në krahasim me muajin e njejtë vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e policisë. ss/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR