• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën shtatë demonstrues e kanë humbur jetën në protestat në Bangladesh, ku kërkohet dorëheqje e kryeministres Sheik Hasina

Të paktën shtatë demonstrues e kanë humbur jetën në protestat në Bangladesh, ku kërkohet dorëheqje e kryeministres Sheik Hasina

Dakë, 4 gusht 2024 (MIA) - Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në përleshjet e sotme në Bangladesh, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba që t'i shpërndajë dhjetëra mijë demonstruesit, të cilët kërkojnë dorëheqje nga kryeministrja, Sheik Hasina.

Trazirat, të cilat e kanë detyruar qeverinë të bllokojë disa prej shërbimeve të internetit, paraqesin testin më të madh të saj që nga protestat vdekjeprurëse në janar, kur Hasina e fitoi mandatin e katërt radhazi në zgjedhjet që janë bojkotuar nga partia kryesore nacionaliste opozitare e Bangladeshit.

Muajin e kaluar, të paktën 150 persona janë vrarë, mijëra janë lënduar dhe rreth 10.000 janë arrestuar pas demonstratave kundër kuotave për vende qeveritare të punës.

Protestat shpërthyen pasi Gjykata supreme i ka hequr pjesën më të madhe të kuotave, por studentët janë kthyer në rrugë javën e kaluar në protesta, duke kërkuar drejtësi. bsh/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR