• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën pesë ushtarë dhe tetë militantë janë vrarë në sulmet në Iranin juglindor

Të paktën pesë ushtarë dhe tetë militantë janë vrarë në sulmet në Iranin juglindor

Teheran, 4 prill 2024 (MIA) - Militantët kanë kryer një sulm të madh në bazat e Korpusit të fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iranin juglindor.

"Tetë sulmues dhe pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Maxhid Mirahmadi, transmetuan mediat shtetërore, njoftoi DPA.

Sulmet ndodhën në orët e hershme të mëngjesit në impiantet ushtarake në qytetet Rusk dhe Çahbahar në provincën Sistan dhe Baluçistan.

Videot në televizionin shtetëror treguan të shtëna me armë zjarri gjatë përleshjeve në rrugë. Megjithatë, forcat e sigurisë i rikthyen qytetet nën kontroll mëngjesin e sotëm, raportuan më tej mediat iraniane.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant Xhaish al Adl.Sipas deklaratave të saj, ajo po lufton për pavarësi në Iranin juglindor.

Disa muaj më parë, qyteti Rask ishte vendi i përleshjeve midis grupit dhe forcave iraniane të sigurisë. Në kanalin e tij  në Telegram, Xhaish al-Adl pretendoi se ka sulmuar të paktën gjashtë impiante ushtarake.

Ajo u bëri thirrje banorëve të rajonit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Xhaish al-Adl, një grup kryengritës sunit, ka intensifikuar sulmet e tij gjatë vitit të kaluar. Shumica e banorëve të provincës ndjekin degën sunite të Islamit, në krahasim me fenë shtetërore shiite.

SHBA-ja dhe Irani e kanë klasifikuar grupin si një organizatë terroriste. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR