• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën pesë të lënduar gjatë granatimit ukrainas në Belgorod

Të paktën pesë të lënduar gjatë granatimit ukrainas në Belgorod

Moskë, 21 mars 2024 (MIA) – Pesë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm gjatë granatimit ukrainas në Belgorod, ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Vjaçeslav Gladkov.

Ai shtoi se në sulmin janë dëmtuar më shumë se 30 apartamente në gjashtë ndërtesa shumëkatëshe dhe 10 makina, ndërsa rreth 5.000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dhjetë raketa ukrainase PM-70 janë rrëzuar mbi rajonin e Belgorodit. Pak para kësaj është paralajmëruar kërcënim raketor në Belgorod dhe rajonin e Belgorodit.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR