• e enjte, 18 korrik 2024

Të paktën pesë persona humbën jetën në rrëshqitjen e dheut në Indi, druhet se të paktën 100 janë të ngujuar

Të paktën pesë persona humbën jetën në rrëshqitjen e dheut në Indi, druhet se të paktën 100 janë të ngujuar

Nju-Delhi, 20 korrik 2023 (MIA) - Të paktën pesë persona humbën jetën, ndërsa rreth 100 janë ngujuar kur shirat e musonit shkaktuan rrëshqitje dheu në një fshat malor në shtetin perëndimor të Indisë Maharashtra, bënë të ditur sot zyrtarët shtetërorë.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar nën grumbuj dheu dhe balte, raportojnë mediat britanike.

 Rrëshqitja e dheut u shkaktua në mes të natës në fshatin Irshalvadi, rreth 60 kilometra  nga Mumbai. ar/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR