• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën njëqind viktima në tre muaj e gjysmë të fundit për shkak të valës së të nxehtit në Indi

Të paktën njëqind viktima në tre muaj e gjysmë të fundit për shkak të valës së të nxehtit në Indi

Nju Delhi, 20 qershor 2024 (MIA) - Për shkak të valës së të nxehtit në Indi, ku temperatura kalon 50 gradë, në tre muajt e gjysmë të fundit kanë vdekur më shumë se 100 persona, ndërsa 40.000 kanë përjetuar goditje nga i  nxehti, kumtoi sot Ministria indiane e Shëndetësisë.

Në javët e fundit në disa pjesë të kryeqytetit Nju Delhi temperatura ka qenë 51 gradë. Vapa ka shkaktuar shpenzime rekorde të energjisë elektrike me ndërprerje të shumta të rrymës, ndërsa ka edhe mungesë të madhe të ujit.

Shumë vende në veri të Indisë, ku temperaturat po thyejnë rekorde, për shkak të vapës janë mbyllur shkollat.

India shpallë valë të të nxehtit sa herë kur temperaturat janë mbi 40 gradë Celsius në fusha dhe 30 gradë Celsius në kodra. Muajt ​​kryesorë të verës prill, maj dhe qershor janë gjithmonë të nxehtë në shumicën e pjesëve të Indisë përpara se shirat e musonit të sjellin temperatura më të ulëta.

Por, nxehtësia është rritur gjatë dekadës së fundit, zakonisht e shoqëruar nga mungesa të rënda të ujit që prekin dhjetëra milionë nga 1,4 miliardë banorë të Indisë.

Sipas Shërbimeve Metorologjike, vala e të nxehtit këtë vit, e cila tashmë po zgjat më shumë se tri javë, është ndoshta ndër më të gjatat e pandërprera ndonjëherë në atë vend. rq/fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR