• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën një viktimë gjatë shembjes së pjesshme të një ndërtese në Rusi

Të paktën një viktimë gjatë shembjes së pjesshme të një ndërtese në Rusi

Astrahan, 16 nëntor 2023 (MIA) - Një ndërtesë pesëkatëshe pjesërisht u shemb në qendrën e qytetit Astrahan në Rusinë jugore, lajmëruan mediat lokale.

Shërbimet e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur në vendin e fatkeqësisë. Sipas informacioneve të para, një grua humbi jetën, ndërsa disa persona udhëhiqen si të zhdukur.

Mbi 200 banorë janë evakuuar dhe për ta është krijuar strehim i përkohshëm. Dyshohet se një pjesë e shkallëve të ndërtesës janë shembur. Para shembjes është raportuar në Ministrinë e Emergjencave për një çarje në mur.

Guvernatori i qarkut, Igor Babushkin, konfirmoi se gruaja që vdiq në fatkeqësinë ka lindur në vitin 1939 dhe se kërkimet për më shumë njerëz janë në vazhdim.

Ai paralajmëroi ngritjen e një qendre kundër krizës dhe një linjë telefonike. Gjithsej 213 persona u evakuuan, nga të cilët 37 ishin fëmijë. Informacioni për të lënduarit është duke u përditësuar, kumtoi Ministria. Në shkollat ​​e rretheve u hapën tre pika akomodimi të përkohshëm, ku banorët morën ushqim të ngrohtë dhe ujë. sa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR