• e premte, 08 nëntor 2024

Të paktën një person e ka humbur jetën në këmbimzjarrin në një xhami në Liban

Të paktën një person e ka humbur jetën në këmbimzjarrin në një xhami në Liban

Bejrut, 7 korrik 2023 (MIA) - Në këmbizjarrin në një xhami në qytetin libanez Bar Elias një person e ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, kumtuan forcat libaneze të sigurisë.

Sipas mediave libaneze këmbimzjarri ka qenë mes ushtarëve libanezë dhe një personi të dyshuar për sulm në xhami, i cili është lënduar.

Ndërsa sipas informacioneve të pakonfirmuara, burri i vrarë dhe pesë të plagosurit janë shtetas sirianë.

Qyteti Bar Elias është shtëpia e shumë sirianëve, të cilët kanë ikur nga konflikti në vendin e tyre. Në Liban ka më shumë se një milion refugjatë sirianë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR