Të paktën nëntë të plagosur në shpërthime të toki-vokit në Liban
- Në valën e dytë të shpërthimeve në Liban kanë hubmur jetën të paktën nëntë persona dhe janë plagosur më shumë se 300, duke nxitur frikën për një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme, raporton Al Xhazira.
Bejrut, 18 shtator 2024 (MIA) - Në valën e dytë të shpërthimeve në Liban kanë hubmur jetën të paktën nëntë persona dhe janë plagosur më shumë se 300, duke nxitur frikën për një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme, raporton Al Xhazira.
Sipas mediave shtetërore, telekomandimet e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen në Bejrut dhe shpërthime të ngjashme u raportuan gjithashtu në Libanin jugor dhe lindor.
Sulmi erdhi një ditë pasi qindra pejxherë të përdorura nga Hezbollahu shpërthyen njëkohësisht, duke vrarë 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, si dhe duke plagosur rreth 2.800 në të gjithë Libanin. Autoritetet libaneze dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin për sulmin.
Agjencia kombëtare e lajmeve e Libanit njoftoi gjithashtu se sistemet e paneleve diellore shpërthyen gjithashtu në dy incidente, duke çuar në zjarre më të vogla që u shuan. mb/
Foto: X