• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën nëntë të plagosur në incidentet mes studentëve dhe policisë në qendër të Athinës (Video)

Të paktën nëntë të plagosur në incidentet mes studentëve dhe policisë në qendër të Athinës (Video)

Athinë, 8 mars 2024 (MIA) - Të paktën nëntë persona janë plagosur, mes të cilëve edhe një gazetarë në incidentet serioze që ndodhën sot para Parlamentit grek në Athinë gjatë protestave të studentëve kundër ligjit për fakultetet private, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Incidenti filloi kur një pjesë e studentëve tentuan t'i afroheshin Monumentit të Heroit të Panjohur para Kuvendit, pas së cilës policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe shok bomba.

Инциденти со молотови коктели, солзавец и шок бомби се случија во центарот на Атина пред грчкиот Парламентот за време на протестот на студентите против законот за приватните факултети, јави д

Dhjetëra bomba molotovi, gurë dhe sende të ndryshme nga protestuesit drejt policëve, të cilët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe shok bomba, por edhe me shkopinj duke plagosur studentë.

Pas incidenteve protesta ka vijuar, ndërsa studentët mbeten para Kuvendit të Greqisë, ku po vijon debati për ligjin për kolegjet private, i cili do të votohet mbrëmjen e sotme.

Në protestën e sotme, sipas vlerësimeve të policisë, morën pjesë mbi 20 mijë persona, ndërsa në Athinë mbërritën studentë të shoqatave studentore nga e gjithë Greqia.

Ligji i Ministrisë së Arsimit për “Forcimin e universitetit shtetëror – kuadri i punës së departamenteve jofitimprurëse të universiteteve të huaja” pritet të marrë dritën jeshile vetëm nga deputetët e Demokracisë së Re në pushtet.

Në fillim të muajit shkurt, ministri i Arsimit të Greqisë, Kirjakos Pierakakis, duke prezantuar projektligjin, bëri të ditur se universitetet joshtetërore dhe jofitimprurëse do të nisin punën nga shtatori i vitit 2025 dhe pranimi i studentëve do të bëhet ekskluzivisht përmes provimeve shtetërore. 

Që nga fillimi i janarit, çdo të enjte, studentët dhe nxënësit protestuan kundër hapjes së fakulteteve private, ndërsa edhe sot, edhe një herë thanë se arsimi i lartë duhet të mbetet publik dhe falas. qa

https://www.facebook.com/share/v/LAXdXvQ4KN51rEVW/?mibextid=NOb6eG

Foto/ Video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR