• e mërkurë, 17 korrik 2024

Të paktën katër viktima në të shtëna në një xhami në kryeqytetin e Omanit

Të paktën katër viktima në të shtëna në një xhami në kryeqytetin e Omanit

Muskat, 16 korrik 2024 (MIA) – Të paktën katër persona kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në afërsi të një xhamie në kryeqytetin e Omanit, Muskat, njoftoi policia lokale.

 Policia mbretërore e Omanit ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhi pranë xhamisë në zonën Al Vadi Al Kabir, kumtoi policia dhe dha vlerësimet e para për numrin e viktimave.

Në raportin e parë policia publikoi se katër persona kanë vdekur, ndërsa disa janë plagosur në afërsi të xhamisë në Muskatin lindor.

Janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe kanë nisur procedurat për zgjidhjen e situatës, ndërsa autoritetet vazhdojnë me mbledhjen e provave dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, thuhet në kumtesën e policisë të publikuar në X. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR