• e premte, 27 dhjetor 2024

Të paktën katër skiatorë kanë humbur jetën nga një ortek dëbore në Francë

Të paktën katër skiatorë kanë humbur jetën nga një ortek dëbore në Francë

Paris, 26 shkurt 2024 (MIA) - Katër persona kanë humbur jetën në një ortek në pjesën qendrore të vargut malor në pjesën jugore të Francës, njoftuan mbrëmë mediat vendase.

Supozohet se edhe tre persona tjerë janë lënduar, ndërsa dy udhëhiqen si të zhdukur.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në Val d'Enfer, pranë qendrës së skijimit Mont Dore, e cila ndodhet në një lartësi prej 1200 deri në 1846 metra mbi nivelin e detit.

Gazeta rajonale "Midi Libre" raportoi se viktimat ishin duke skijuar kur u rrëzua orteku.

Është e mundur që shiu të ketë shkaktuar aksidentin, duke rënduar shtresën e dëborës e cila është formuar disa orë më parë, shkruan gazeta duke i'u referuar ekspertizës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR