Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një aksident në minierë për qymyr në Vietnam
- Të paktën katër persona kanë humbur jetë në një aksident qymyri në veri të Vietnamit, njoftuan sot mediat shtetërore. Në incident janë lënduar të paktën shtatë punëtorë.
- Post By Melahat Baftija
- 11:24, 3 prill, 2024
![Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një aksident në minierë për qymyr në Vietnam](https://new.mia.mk/images/20240403112432_big_730x400_83.webp )
Hanoi, 3 prill 2024 (MIA) - Të paktën katër persona kanë humbur jetë në një aksident qymyri në veri të Vietnamit, njoftuan sot mediat shtetërore. Në incident janë lënduar të paktën shtatë punëtorë.
Rrjedhja e metanit në minierë shkaktoi zjarre dhe shpërthime.
Katër minatorë kanë vdekur nga thithja e tymit helmues.
Zjarri është vënë nën kontroll. mb/