Të paktën katër persona janë vrarë gjatë një incidenti të armatosur në një shkollë në Uiskonsin
- Të paktën katër persona janë vrarë dhe shtatë janë hospitaliziar pas të shtënave në një shkollë krishtere në Medison, në shtetin amerikan Uiskonsin. Sulmuesi i mitur i dyshuar është vrarë, kumtoi policia.
- Post By Besnik Shuki
- 21:42, 16 dhjetor, 2024
Uashington, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën katër persona janë vrarë dhe shtatë janë hospitaliziar pas të shtënave në një shkollë krishtere në Medison, në shtetin amerikan Uiskonsin. Sulmuesi i mitur i dyshuar është vrarë, kumtoi policia.
Autoritetet tani po punojnë për t'i nxjerrë studentët të sigurtë nga ndërtesa dhe të kthehen në shtëpi. Në shkollë kanë mësuar 390 nxënës, nga kopshti e deri në klasën e 12-të.
"Ngushëllimet dhe lutjet e mia të sinqerta për të gjithë viktimat e tragjedisë në shkollës krishtere 'Abudant life'. Do të vazhdoj me kujdes të ndjek situatën nga afër", shkroi në rrjetet sociale, senatori Ron Xhonson, republikan nga Uiskonsin.
SHBA-ja vazhdimisht po ballafaqohet me të shtëna në shkolla dhe numrat janë shumë më të larta se çdo vend tjetër. Autoritetet po përballen me vështirësi për të marrë masa për ballafaqimin me këtë fenomen, veçanërisht në drejtim të kufizimit të qasjes deri te armë zjarrit. bsh/