• e premte, 27 dhjetor 2024

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në tërmetin më të fuqishëm në Tajvan në 25 vitet e fundit

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në tërmetin më të fuqishëm në Tajvan në 25 vitet e fundit

Tajpei, 3 prill 2024 (MIA) - Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 7,4 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot e goditi Tajvanin, ndërsa sipas informatave të deritanishme, katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar. Numri i viktimave pritet të rritet, njoftojnë mediumet lokale, duke theksuar se bëhet fjalë për tërmetin më të fuqishëm në 25 vitet e fundit në këtë vend.

Stacionet televizive transmetonin pamje nga ndërtesat se si lëkunden në qytetin Hualien, në afërsi të epiqendrës, duke cekur se të paktën 26 ndërtesa janë shembur.

Mediumet lokale njoftojnë se në ndërtesat ka njerëz të ngujuar, ndërsa sipas informatave të fundit të shërbimit zjarrfikës tajvanez, jetën e kanë humbur katër persona, ndërsa rreth 60 janë lënduar.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa ka ndodhur në ora 7:58 sipas kohës lokale në thellësi prej 15,5 kilometrave nga bregu jugor. Nga dridhja në Tajpei më shumë se 87.000 amvisëri kanë mbetur pa rrymë, ndërsa janë ndërprerë edhe trenat e shpejtë.

Qendra japoneze për tërmete njoftoi se disa cunami më të vogla kanë arritur në prefekturën jugore Okinava.

Agjencia sizmologjike e Filipineve po ashtu i paralajmëroi banorët e rajoneve bregdetare dhe u bëri thirrje të strehohen në vendet më të larta. Tërmeti është ndjerë edhe në Shangaj. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR