• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën gjashtë viktima në sulmin në një xhami në Afganistan

Të paktën gjashtë viktima në sulmin në një xhami në Afganistan

Kabul, 30 prill 2024 (MIA) - Një burrë i armatosur vrau gjashtë persona dhe plagosi një në sulmin në një xhami në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit, njoftoi herët në mëngjes Ministria e Punëve të Brendshme të vendit.

Një person i panjohur mbrëmë rreth orës 21:00 sipas kohës lokale ka gjuajtur ndaj besimtarëve në qarkun Guzara, në jug të kryeqytetit të provincës. 

"Gjashtë civilë humbën jetën, ndërsa një civil është plagosur", njoftoi zëdhënësi i MPB-së në rrjetin social X. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR