• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në sulmin terrorist në Pakistan

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në sulmin terrorist në Pakistan

Islamabad, 27 mars 2025 (MIA) – Të paktën gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi terrorist në zonën Gvadar të provincës jugperëndimore Belluxhistan të Pakistanit, bëri të ditur policia.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi ndodhi kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj civilëve në zonën Kalmat në Gvadar, duke vrarë pesë persona, ndërsa një i plagosur iu nënshtrua plagëve të marra në spital.

Policia, forcat e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit kanë arrit me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke i transferuar trupat dhe të lënduarit në spitalet pranë. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR