• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën dy të vdekur gjatë rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus në ndërtesën në Rusi

Të paktën dy të vdekur gjatë rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus në ndërtesën në Rusi
Moskë, 17 tetor 2022 (MIA) –– Të paktën dy persona e humbën jetën sot kur një aeroplan rus ushtarak u rrëzua në një ndërtesë banesore në Jejsk, në bregun e Detit Azov në jug të Rusisë në afërsi të Ukrainës, publikuan agjencitë e lajmeve ruse.
"Deri më tani dy persona kanë vdekur, ndërsa 15 janë hospitalizuar", kumtoi shërbimi lokal i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.
Aeroplani Su-34 është rrëzuar gjatë një fluturimi trajnues pas fluturimit nga aeroporti ushtarak i Qarkut ushtarak jugor, me ç'rast karburanti i fluturakes ka marrë flakë dhe e ka përfshirë ndërtesën nëntëkatëshe. Zjarri i ka përfshirë të paktën pesë prej nëntë kateve të ndërtesës, ndërsa sipas personave zyrtarë i ka përfshirë të paktën 17 banesa. Pilotët kanë katapultuar nga fluturakja dhe janë të sigurt. Ata thanë se fatkeqësia është shkaktuar kur njëri nga motorët ka marrë flakë gjatë ngritjes.

QËNDRONI TË LIDHUR