• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën dy persona të vrarë, ndërsa 34 të plagosur në një sulm rus në Harkov

Të paktën dy persona të vrarë, ndërsa 34 të plagosur në një sulm rus në Harkov

Kiev, 31 tetor 2024 (MIA) - Të paktën dy persona kanë vdekur, ndërsa 34 janë plagosur në një sulm rus me bombë ajrore në një ndërtesë shumëkatëshe në Harkov, kumtoi sot kreu i rajonit Harkov, Oleg Sinegubov.

"Në këtë moment të plagosur janë 34 persona. Një fëmijë ka vdekur", tha ai. 

Siç transmetojnë mediat ukrainase, për shkak të sulmit rus vonë të mërkurën, plotësisht është shkatërruar hyrja e kësaj ndërtese.

Autoritetet ukrainase të mërkurën në mbrëmje njoftuan se në sulmin janë plagosur 23 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 11 vjeçar. ls/

Foto; EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR