• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën dy persona humbën jetën në tërmetin në Japoni, gjashtë kanë mbetur nën rrënoja, njoftoi policia

Të paktën dy persona humbën jetën në tërmetin në Japoni, gjashtë kanë mbetur nën rrënoja, njoftoi policia

Tokio, 1 janar 2023 (MIA) - Të paktën dy persona humbën jetën në tërmetin shkatërrues i cili sot e goditi Japoninë, njoftoi policia lokale. 

Gjashtë persona janë kanë mbetur nën shtëpitë e shembura në qytetin Vaxhima pasi një tërmet me magnitudë 7,6 ballë të shkallës Rihter goditi sot prefekturën Ishikava të Japonisë në brigjet e Detit të Japonisë, njoftoi Qeveria japoneze.

Më shumë se 36.000 njerëz mbetën pa rrymë në prefekturën Ishikava, ndërsa deri më tani njoftohet se janë rrënuar më shumë se 30 ndërtesa në qytetin Vaxhima. 

Paralajmërimet për cunami janë në fuqi, për çka shumë japonezë ikin në vendet më të larta. Japoninë sot në periudhë prej një orë e gjysmë e goditën gjithsej 21 tërmete me fuqi prej mbi katër ballë sipas shkallës së Rihterit. 

Koreja e Veriut dhe e Jugut sot lëshuan paralajmërime për cunami në zonat e tyre bregdetare pas tërmetit të fuqishëm në Japoni. Autoritetet ruse lëshuan paralajmërim për cunami në disa pjesë të bregut të Sahalinit dhe qyteteve Vlladivostok dhe Nahodka. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR