• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën dy persona humbën jetën në sulmet ruse ndaj Hersonit në Ukrainë

Të paktën dy persona humbën jetën në sulmet ruse ndaj Hersonit në Ukrainë

Kiev, 21 shtator 2023 (MIA) - Të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa pesë janë lënduar në sulmet ruse ndaj qytetit Herson në jug të Ukrainës, deklaroi sot në mëngjes guvernatori Oleksandar Prokudin. 

"Në këtë moment kemi informacione se dy civilë humbën jetën", shkroi guvernatori i rajonit Herson në Telegram. 

Ai shtoi se katër persona janë dërguar në spital, ndërsa një civili të lënduar i është ofruar ndihmë në vendin e ngjarjes. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR