• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën dhjetë ushtarë izraelitë humbën jetën në një pritë në Gazë

Të paktën dhjetë ushtarë izraelitë humbën jetën në një pritë në Gazë

Gazë, 13 dhjetor 2023 (MIA)  -  Të paktën dhjetë ushtarë izraelitë, përfshirë dy komandantë humbën jetën në një pritë në qytetin e Gazës, njoftoi armata izraelite. 

 Forcat tokësore izraelite janë ende në perleshje të ashora me luftëtarët palestinezë në dhe rreth qytetit të Gazës, më shumë se gjashtë javë pas pushtimit të veriut.

 Përleshjet e natës së kaluar kanë vazhduar mëngjesin e sotëm në disa vende, ndërsa më intensive janë në lagjen Shegjaia, ku është vendosur prita, raportojnë mediat izraelite.

 Në ofensivën tokësore që filloi më 27 tetor, dhjetë ditë pas fillimit të luftës kundër Hamasit, deri më tani janë vrarë 115 ushtarë izraelitë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR