• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 69 të vdekur nga uragani Helena, infrastrukturë të shkatërruar dhe qindra miliarda dollarë dëme

Të paktën 69 të vdekur nga uragani Helena, infrastrukturë të shkatërruar dhe qindra miliarda dollarë dëme

Uashington, 30 shtator 2024 (MIA) - Në juglindje të SHBA-së dje filluan aktivitete të mëdha për pastrimin dhe rinovimin e dëmeve nga erërat e forta, shiu, uji dhe rëra që kanë përfshirë vendin, të shkaktuara nga uragani Helena që la miliona njerëz pa energji elektrike, shkatërroi rrugë dhe ura dhe shkaktoi përmbytje katastrofale nga Florida deri në Virxhinia.

Sipas të dhënave të autoriteteve nga Karolina e Jugut, Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Virxhinia, numri i të vdekurve nga uragani deri më tani është të paktën 69 persona që kanë humbur jetën. Autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të rritet.

Vlerësimet për dëmet varijojnë nga 15 deri mbi 100 miliardë dollare, kumtuan këtë fundjavë kompanitë e sigurimeve dhe ekonomistët. Dëmet materiale dhe humbjet ekonomike do të specifikohen gjatë vlerësimti të shkatërrimit. 

Në Karolinën e Veriut, numri i të vdekurve është rritur në 11, deklaroi dje guvernatori Roj Kuper. Sipas tij, të gjitha pjesët rrugore në pjesën perëndimore të vendit duhet të konsiderohen të mbyllura, ndërsa rikonstruksioni i tyre do të zgjasë me muaj. Në këto zona me aeroplan po dorëzohen ushqime dhe ujë.

“Kjo është një tragjedi e paprecedentë që kërkon një përgjigje të paprecedentë”, tha Kuper në konferencën për shtyp.

Në qytetin Flet-Rok, Karolina e Veriut, energjia elektrike është ndalur, ndërsa njerëzit presin me orë të tëra në radhë për benzin.

Sipas të dhënave nga Agjencia federale për menaxhim me situata të jashtëzakonshme (FEMA), stuhia dëmtoi sistemet e furnizimit me ujë, komunikimet kabllore dhe rrugët e rëndësishme të transportit në të gjithë rajonin.

Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane filloi dje vlerësimin e dëmtimit të sistemeve të furnizimit me ujë, kumtuan nga FEMA.

Sipas një përfaqësuesi të Ministrisë së Energjetikës, rreth 2,7 milionë konsumatorë ishin pa energji ditën e djeshme, 40 për qind më pak nga e premtja, pasi dëmet nga dallgët, erërat e forta dhe kushtet e rrezikshme u përhapën qindra milje në brendësi të tokës. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR