• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën mbrëmë në sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 67 palestinezë  humbën jetën mbrëmë në sulmet izraelite në Gazë

 Gazë, 21 shkurt 2024 (MIA)  - Të paktën 67 palestinezë janë vrarë  gjatë natës në sulmet izraelite në Gazë, përfshirë edhe zonat ku civilët kanë kërkuar strehim, raportojnë mediat amerikane.

Spitali "Shuhada al-Aksa" në Deir al-Balah raportoi se  në të janë sjllur 44 trupa  pas disa sulmeve në qendër të Gazës, ndërsa  gazetarët i kanë parë auto ambulancat dhe automjete private që mbanin trupat e të vrarëve. 

 Organizata humanitare "Mjekët pa Kufij"  sot tha se dy persona janë vrarë  kur një sulm izraelit goditi një strehimore në Rripin e Gazës, në të cilën kishte personel.

"Edhe pse ende zbardhen detajet, ekipet e ndihmës së shpejtë tashmë kanë mbërritur në vendngjarje ku humbën jetën të paktën dy anëtarë të familjes të kolegëve tanë,ndërsa gjashtë persona janë plagosur. Jemi të tmerruar nga ajo që ndodhi", thuhet në  kumtesën  e organizatës të publikuar në "Iks". 

Sulmi ndodhi në Muvasi, një brez toke me rërë, kryesisht të pazhvilluar përgjatë bregut që është kthyer në një kamp të madh me tenda ku civilët nuk kanë qasje në shërbimet bazë të jetës. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR