• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 54 të vdekur në ciklonin e fuqishëm në Mianmar

Të paktën 54 të vdekur në ciklonin e fuqishëm në Mianmar

Bangpk, 18 maj 2023 (MIA) - Të paktën 54 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 185.000 ndërtesa janë dëmtuar në Mianmar në ciklonin e fuqishëm, që e ka goditur vendin fundjavën e kaluar, publikoi sot televizioni i atjeshëm shtetëror MRTV.

Për shkak të vështirëve me komunikimet në zonat e prekura, ku infrastruktura tashmë ka qenë e dobët dhe kontrolli i fuqishëm i qeverisë ushtarake ndaj informacioneve, nuk është i qartë numri i saktë i viktimave dhe dëmeve.

Cikloni "Moka" ka arritur në Gadishullin bengal të dielën dhe ka pekur një pjesë të Bangladeshit fqinj dhe rajonit më të gjerë të shtetit të Mianmarit Rakajn me erëra të fuqishme të shi. Ka arritur në tokë në vendin Sitve me erëra deri në 209 kilometra në orë para se të dobësohej në depresion tropikal deri të në mesditë të hënën derisa lëvizte në tokë.

Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare njoftoi se në shtetin Rakajn është vërejtur shkatërrim i madh i shtëpive dhe infrastrukturës. Zyra bëri të ditur se nevojiten urgjentisht strehimore, ujë i pastër, ndihma ushqimore dhe shërbime shëndetësore. Shqetësimet thuhet gjithashtu se po rriten për përhapjen e sëmundjeve nga uji dhe zhvendosjen e minave tokësore, një trashëgimi e luftërave civile disadekadëshe në Mianmar. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR