• e martë, 24 dhjetor 2024

Të paktën 48 gazetarë janë vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Të paktën 48 gazetarë janë vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Gaza, 20 nëntor 2023 (MIA) - Hetimi paraprak i Komitetit për mbrojtjen e gazetarëve (CPJ) ka konstatuar se të paktën 48 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit palestinez.

Dita më vdekjeprurëse për ta ishte dita e parë e luftës, 7 tetori, kur u vranë gjashtë gazetarë dhe punonjës të mediave. Pesë gazetarë u vranë më 18 nëntor.

Janë vrarë 43 gazetarë palestinezë, katër izraelitë dhe një libanez.

CPJ i studion të gjitha raportet për gazetarët dhe punonjësit e mediave të vrarë, të plagosur ose të zhdukur në luftë që nga viti 1992.

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, nëntë gazetarë janë plagosur, tre janë zhdukur dhe 13 janë arrestuar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR