• e premte, 08 nëntor 2024

Të paktën 47 persona humbën jetën në përmbytjet në jug të Kinës

Të paktën 47 persona humbën jetën në përmbytjet në jug të Kinës

Pekin, 21 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 47 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Kinën jugore.

Përmbytjet kanë goditur provincën Guangdong, ndërsa autoritetet sot po paralajmërojnë përmbytje të reja në pjesë të tjera të vendit.

Në qarkun Pingjuan, ka dëme të mëdha materiale, publikoi CCTV.

Shiu më i madh ra nga e diela deri të martën. Rruga që të çon në Qarkun Meikian është shkatërruar plotësisht.

Një humbje e drejtpërdrejtë ekonomike prej 3.65 miliardë juanë (502 milionë dollarë) është vlerësuar në qarkun Xhiaoling, ndërsa në qarkun Meikian humbja ishte 1.06 miliardë juanë (146 milionë dollarë). rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR