• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 40 punëtorë janë ngujuar në një tunel të shembur në Indi

Të paktën 40 punëtorë janë ngujuar në një tunel të shembur në Indi

Nju Delhi, 12 nëntor 2023 (MIA) - Të paktën 40 punëtorë janë ngujuar sot pasi u shemb një tunel në ndërtim rrugës për në shtetin indian verior Utarhand, deklaroi përfaqësuesi i shërbimeve të shpëtimit.

"Rreth 200 metra nga tuneli u rrënua", deklaroi për AFP një përfaqësues zyrtar i cili foli nga vendi i ngjarjes", transmeton Beta.

Ai tha se në tunel janë ngujuar 40 ose 41 punëtorë.

Nëpër vrimat e rrënojave u dorëzohet oksigjen. Tuneli vazhdon të shembet derisa ekipet e shpëtimit bëjnë përpjekje për të arritur te punëtorët e ngujuar brenda. sa/

foto:printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR