• e premte, 19 korrik 2024

Të paktën 4.815 minorenë kanë qenë viktima në Kishën katolike portugeze

Të paktën 4.815 minorenë kanë qenë viktima në Kishën katolike portugeze

Lisbonë, 13 shkurt 2023 (MIA) - Që nga viti 1950, të paktën 4.815 të mitur kanë qenë viktima të dhunës seksuale në Kishën katolike portugeze, thuhet në raportin e një komisioni të pavarur që ka marrë në pyetje më shumë se 500 dëshmitarë gjatë një hetimi njëvjeçar.

Ato dëshmi na mjundësuan të arrijmë në një numër shumë më të madh viktimash, kemi llogaritur se janë të paktën 4.815, deklaroi koordinatori i Komisionit dhe psikiatri i fëmijëve Pedro Streht gjatë prezantimit të raportit përfundimtar në Lisbonë.

Komisioni sqaroi se nuk bëhet fjalë për hetim penal pasi shumica e krimeve janë të vjetruara, ndërsa 25 vepra penale, të cilat ende nuk janë të vjetruara janë dërguar në gjyqësi.

Në fund të vitit 2021, Kisha katolike portugeze e ngarkoi Strehtin të mblidhte një ekip ekspertësh dhe të hetonte fenomenin e pedofilisë në radhët e kishave. Sot pasdite do të bëjë një njoftim kryetari i Konferencës ipeshkvnore portugeze dhe peshkopi i Leiri-Fatima, Hoze Ornelas. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR