• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 39 viktima, dhjetëra të zhdukur në përmbytjet në Brazilin jugor

Të paktën 39 viktima, dhjetëra të zhdukur në përmbytjet në Brazilin jugor

Brazilia, 4 maj 2024 (MIA) - Në përmbytjet në Brazilin jugor pas reshjeve disaditore të shiut jetën e kanë humbur të paktën 39 persona, ndërsa ende 68 persona rezultojnë si të zhdukur, kumtuan mbrëmë vonë autoritetet për mbrojtje civile.

Më shumë se 24.000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak përmbytjeve, të cilat kanë prekur më shumë se 265 komuna në shtetin brazilian Rio Grande do Sul. Më shumë se 8.000 persona janë vendosur në strehimoret e ndihmës emergjente.

Në Porto Alegre, kryeqyteti i shtetit, liqeni Guaiba i formuar nga bashkimi i disa lumenjve, arriti një nivel redord prej 4.77 metra, kumtuan autoritetet e qytetit për mbrojtje civile.

Kjo e tejkaloi me një centimetër rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 1941.

Presidenti brazilian Luis Inasio Lupa da Silva ka nënshkruar katastrofën si një nga përmbytjet më rënda në historinë e vendit.

"Asnjëherë në historinë e Brazilit nuk kishte kaq shumë shi në një vend", tha ai në konferencën për mediat me kryeministrin jponez Fumio Kishida në kryeqytetin Brazilia.

Persona zyrtarë thanë se janë vendosur më shumë se 2.000 shpëtimtarë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes kumtoi se më shumë se 900 ushtarë janë dërguar së bashku me nëntë aeroplanë ushtarakë dhe 98 varka për të ndihmuar në operacionet e  shpëtimit.

Deri më tani janë shpëtuar me shumë se 8.000 persona.

Shiu filloi të hënën dhe shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut në disa zona. Janë dëmtuar shtëpitë dhe urat, ndërsa shumë rrugë janë të pakalueshme.

Të enjten një digë pjesërisht ka plasur, kujton DPA. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR