• e premte, 27 dhjetor 2024

Të paktën 38 njerëz i kanë humbur jetët në fundosjen e një varke në brigjet e Xhibutit

Të paktën 38 njerëz i kanë humbur jetët  në fundosjen e një varke në brigjet e Xhibutit

Najrobi, 9 prill 2024 (MIA) - Të paktën 38 refugjatë, mes tyre edhe fëmijë, i kanë humbur jetët në fundosjen e një varke në brigjet e Xhibutit, njoftoi sot Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara.

Në komunikatën e Agjencisë thuhet se të paktën gjashtë persona janë të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur, ndërsa 22 të mbijetuar kanë marrë ndihmë nga Agjencia dhe nga popullata lokale.

Ivon Ndege, zëdhënëse rajonale e Agjencisë për Migracion të Kombeve të Bashkuara, tha se varka e emigrantëve u nis nga Jemeni rreth orës 2 të mëngjesit dhe se është mbytur rreth 200 metra nga ujërat territoriale të Xhibutit dhe se anija mbante 66 persona, kryesisht nga rajoni i Bririt të Afrikës, u mbyt dy orë më vonë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR