• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 37 viktima gjatë shpërthimit në një rafineri ilegale në Niger

Të paktën 37 viktima gjatë shpërthimit në një rafineri ilegale në Niger

Abuxha, 3 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 37 persona humbën jetën në shpërthimin në një rafineri ilegale nafte në rrethin Emohua në Niger.

Mediat britanike raportojnë se viktimat përfshijnë dy gra shtatzëna dhe banorë dhe anëtarë të një grupi lokal mjedisor. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi shumë trupa janë djegur dhe dhjetëra të tjerë kanë djegie.

Policia ka konfirmuar se ka ndodhur një incident në rafinerinë ilegale, por nuk ka dhënë detaje.

Shpërthimet në rafineritë lokale janë të zakonshme në Nigerin e pasur me naftë, ndërsa operatorët shpesh u shmangen rregullatorëve duke i vendosur rafineritë në zona të largëta.

Punëtorët në objekte të tilla rrallë ndjekin procedurat e sigurisë, duke çuar në incidente të shpeshta. Një i tillë ishte zjarri në shtetin Imo, vitin e kaluar, ku humbën jetën më shumë se 100 persona.

Vjedhja e naftës, gjithashtu është e zakonshme në vend, ndërsa nga janari i vitit 2021 deri në shkurt të vitit 2022, Nigeri në to humbi tre miliardë dollarë naftë bruto. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR