• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Të paktën 37 persona humbën jetën në Peru pasi një autobus ra në humnerë të thellë 200 metra

Të paktën 37 persona humbën jetën në Peru pasi një autobus ra në humnerë të thellë 200 metra

Limë, 13 nëntor 2025 (MIA) – Të paktën 37 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në Peru pasi një autobus ra në humnerë të thellë rreth 200 metra pas përplasjes me automjet tjetër. 

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një seksion “të vështirë” nga Autostrada panamerikane, e cila i lidh Perunë dhe Kilin, në rajonin jugor Arekipa, informon Bi-Bi-Si. 

Sipas mediave lokale, në autobus ka pasur 60 udhëtarë. 

Automjeti është përplasur me një kamionçinë në kthesë, pastaj ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerën në afërsi të lumit Okonja. 

Aksidentet me autobus në Peru janë dukuri e shpeshtë, veçanërisht natën dhe në rrugë malore. Arsyet për to shpesh herë janë kushtet e këqija në rrugë, shpejtësia e madhe dhe mungesa e sinjalizimit. 

Autobusi me të cilin menaxhonte kompania “Lamosas” ka udhëtuar nga qyteti Çale, në krahinën Karaveli, deri në Arekipa. Dy shoferët kinse e mbijetuan aksidentin, i cili ka ndodhur në kilometrin e 780-të të krahut jugor në Autostradën panamerikane. 

Fotografitë nga vendi i aksidentit e tregojnë autobusin plotësisht të shkatërruar në fund të grykës së pjerrët, me dritare të thyera, trupa të shtypur dhe çati të rrënuar. 

Valdor Lerena, komandant i qarkut Okonja, deklaroi për radio stacionin RPP se tereni në atë zonë është “shumë i vështirë” dhe se zona ka histori të gjatë të aksidenteve vdekjeprurëse. 

Policia njoftoi se ekspertët e tyre do ta konfirmojnë arsyen e aksidentit. 

Sipas Valter Oporto, shef rajonal i Shëndetësisë në Arekipa, 36 persona humbën jetën në vendin e aksidentit, ndërsa edhe një person ka humbur jetën në spital. Oporto iu referua informacioneve të zjarrfikësve të cilët ishin në teren. 

Shërbimet shëndetësore i thanë RPP se 25 persona, në mesin e të cilëve tre të mitur, mjekohen në një spital lokal. Hetimi vijon, ndërsa shoferi me kamionçinën është arrestuar, njoftoi prokuroria shtetërore. fc/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR