• e mërkurë, 17 korrik 2024

Të paktën 36 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Peru

Të paktën 36 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Peru

 

Lima, 7 shkurt 2023 (MIA) - Në rrëshqitjen e dheut të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vdekur 36 persona në disa fshatra në jug të Perusë, kumtuan autoritetet lokale.

Vilson Gutierez, një zyrtar i mbrojtjes civile në komunën Mariano Nikolas Valkarsel, në provincën Kamana, deklaroi për radiostacionin lokal Er Pe Pe se 36 trupa të vdekur u gjetën në një zonë të largët të quajtur Miski. Mes viktimave janë pesë persona që udhëtonin me një furgon.

Përfaqësues të mbrojtjes civile kumtuan se afro 630 objekte  u prekën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa urat, kanalet për ujitje dhe rrugët u dëmtuan gjithashtu. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR