• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën nga cikloni Çido në Mozambik

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën nga cikloni Çido në Mozambik

Maluto, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën 34 persona kanë humbur jetën në ciklonin Çido të Mozambikut, kumtoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA), duke cituar të dhëna nga agjencia kombëtare e emergjencave.

"Deri më 17 dhjetor të vitit 2024, vlerësohet se 174.158 persona janë goditur nga cikloni, 34 persona kanë humbur jetën, ndërsa 319 janë lënduar, theksohet në kumtesën e OCHA, të cituar nga Instituti i fatkeqësive natyrore në Mozambik.

Ishulli i vogël francez Majot është godiur më së rëndi nga cikloni, pas çka besohet se me mijëra persona kanë humbur jetën përpara se cikloni të vazhdonte drejt Mozambikut, në bregun lindor të Afrikës jugore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR