• e martë, 24 dhjetor 2024

Të paktën 32 viktima në sulmin terrorist në Mogadishu

Të paktën 32 viktima në sulmin terrorist në Mogadishu

Mogadishu, 3 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 32 viktima kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës nga grupi ekstremist "Al-Shabab", i ndjekur nga të shtëna në plazhin e njohur Lido në kryeqytetin somalez Mogadishu.

Më parë, DPA kumtoi se numri i viktimave është 15, ndërsa në mesin e të vrarëve ka pesë terroristë.

"Gjatë sulmit kanë vdekur më shumë se 32 civilë, ndërsa rreth 63 tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, tha zëdhënësi i policisë Abdifatah Adan Hasan.

"Terroristët e pamëshirshëm vranë civilë pa diskriminim", deklaroi një përfaqësues i policisë, duke shtuar se forcat e sigurisë somaleze vranë pesë anëtarë të grupit radikal islamik "Al-Shabab", i cili është i lidhur me "Al-Kaedën". Ky grup tashmë ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ata pretendojnë se kanë vrarë 54 persona dhe kanë plagosur mbi 80.

Sulmi filloi me një shpërthim nga një vetëvrasës me bomba në hyrje të hotelit. Sulmuesit e tjerë u përpoqën të sulmonin ndërtesën dhe gjithashtu qëlluan mbi njerëzit në plazh. Pamjet e tmerrshme të sulmit janë bërë virale në rrjetet sociale.

Spitalet u bënë thirrje banorëve të kryeqytetit të dhurojnë gjak.

Plazhi Lido është një destinacion i preferuar për banorët e Mogadishu, thekson DPA.

Grupi terrorist islamik "Al-Shabab" mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate në radion e tij, shtoi agjencia. Islamistët kontrollojnë pjesë të Somalisë, por janë dëbuar nga kryeqyteti vitet e fundit. Megjithatë, sulmet ende ndodhin në institucionet shtetërore, hotelet apo restorantet në Mogadishu, ku terroristët denojnë atë që ata e konsiderojnë një mënyrë jo-islamike të jetesës perëndimore, shtoi DPA.

Në korrik, 11 persona vdiqën në një sulm terrorist në një restorant gjatë finales së Kampionatit Evropian të Futbollit. ls/

Foto: Prinskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR