Të paktën 32 ushtarë jemenas janë vrarë në sulmin e paradokohshëm separatist
- Të paktën 32 ushtarë qeveritarë janë vrarë në sulmin e paradokohshëm të grupit separatist në Jemenin lindor, njoftoi sot armata.
- Post By Besnik Shuki
- 14:00, 13 dhjetor, 2025
Sana, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën 32 ushtarë qeveritarë janë vrarë në sulmin e paradokohshëm të grupit separatist në Jemenin lindor, njoftoi sot armata.
Javën e kaluar shpërthyen luftime mes forcave lojale të Këshillit separatist kalimtar Jugor (STC), i cili përkrahet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Qeverisë, e përkrahur nga Arabia Saudite, duke nxitur druarje për ndarje të mëtejshme të këtij vendi të varfër.
STC kumtoi se forcat e saj kanë ndërmarrë pjesë të mëdha të provincave Hadramaut dhe al-Mahra, të cilat së bashku përbëjnë rreth gjysmën e Jemenit, duke shkaktuar thirrje lokale dhe ndërkombëtare për qetësi.
Armata e Qeverisë ndërkombëtarisht të njohur sot kumtoi se 45 ushtarë janë lënduar dhe se një numër i pacaktuar personash ushtarakë ende konsiderohen të zhdukur pas sulmit në provincën lindore, Hadramaut.
STC dhe Qeveria janë aleatë me vite në luftën kundër kryengritësve Huthët. Megjithatë, STC vazhdimisht i kundërshtohet partnerit të tij për të kontrolluar rajone më të mëdha dhe t'i grumbullojë njerëzit për të kërkuar ndarje të rajonit jugor të vendit.
Jemeni ka qenë i ndarë nga viti 1967 e deri në bashkimin e tij në vitin 1990. bsh/
Foto: MIA arkiv