• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Nepal

Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Nepal

Katmandu, 28 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 konsiderohen të zhdukur në përmbytjet në Nepal, të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut, kumtoi policia lokale.

Shtatëmbëdhjetë persona u lënduan, ndërsa më shumë se 1.050 u shpëtuan në Katmandu.

Qeveria ka lëshuar paralajmërim për përmbytje në tërë vendin. Forcat e sigurisë dhe shërbimet e emergjencës kanë marrë urdhër të jenë në gjendje të gatishmërisë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR