• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 32 palestinezë humbën jetën gjatë sulmeve izraelite në Rafah

Të paktën 32 palestinezë humbën jetën gjatë sulmeve izraelite në Rafah

Rafah, 21 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 32 palestinezë kanë humbur jetën sot në sulmet e forcave izraelite në Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës si dhe në zona të tjera në të gjithë enklavën, njoftuan agjencitë botërore, duke u thirruri në banorët e Rafahs dhe ushtrisë izraelite (IDF).

Banorët thonë se izraelitët duket se po përpiqen të përfundojnë marrjen e Rafahs i cili është në qendër të ofensivës izraelite që nga fillimi i majit.

Tanket po depërtojnë në pjesët perëndimore dhe veriore të qytetit dhe ushtarët izraelitë tashmë kanë pushtuar lindjen, jugun dhe qendrën.

Forcat izraelite sulmuan me aeroplanë, tanke dhe anije nga bregu, duke shkaktuar një valë të re zhvendosjesh nga qyteti e cila strehoi më shumë se një milion njerëz, shumica e të cilëve u detyruan të iknin përsëri. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR