• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 31 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit në një traget në Filipine

Të paktën 31 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit në një traget në Filipine

Manilë, 30 mars 2023 (MIA) – Të paktën 31 persona humbën jetën pasi një zjarr përfshiu një traget me 250 pasagjerë,bënë të ditur autoritetet filipinase.

Fillimisht u raportua se kanë humbur jetën 12 persona, por më vonë  u gjetën edhe 18 trupa të tjerë të pajetë në kabinat e tragetit të djegur. 

Një numër i madh i pasagjerëve u hodhën nga trageti për shkak të zjarrit dhe u nxorrën nga anëtarët e rojes bregdetare, marinës, nga një traget tjetër dhe një peshkatar vendas. 

 Mes të vdekurve ka edhe tre fëmijë, dërsa të paktën 23 pasagjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spitale.

 Autoritetet filipinase thanë se shumica e viktimave janë mbytur, ndërsa më vonë  trupat e tyre u gjetën në det. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR