• e premte, 08 nëntor 2024

Të paktën 300 viktima në protestat disajavore në Bangladesh

Të paktën 300 viktima në protestat disajavore në Bangladesh

Daka, 5 gusht 2024 (MIA) - Bilanci i përgjithshëm i viktimave në trazirat në Bangladesh ka shkuar në 300 persona, bëjnë të ditur mediat perëndimore. Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën 94 protestues dhe është dita më vdekjeprurëse në javët e fundit sa u takon demonstratave antiqeveritare.

Raportet e mediave perëndimore bazohen në informacione nga policia, persona zyrtarë dhe mjekët nëpër spitale. Protestat do të vazhdojnë edhe sot në Daka ku ka dislokime të shumta të ushtarëve dhe policisë që patrullojnë rrugëve kryesore dhe vendosin barrikada në rrugët drejt selisë së kryeministres Sheik Hasina.

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR