• e mërkurë, 21 janar 2026

Të paktën 30 të vrarë në një sulm në një fshat në Nigeri

Të paktën 30 të vrarë në një sulm në një fshat në Nigeri

Abuxha, 4 janar 2026 (MIA) - Të paktën 30 banorë vendas janë vrarë dhe disa të tjerë janë rrëmbyer pasi persona të armatosur sulmuan një fshat në veri të Nigerisë, bëri të ditur  sot policia lokale.

Sulmues të armatosur sulmuan fshatin Kasuvan-Daxhi në shtetin Niger mbrëmë dhe hapën zjarr ndaj banorëve. Zëdhënësi i policisë së shtetit të Nigerit, Vasiu Abiodun,  në një deklaratë theksoi se sulmuesit i vunë zjarrin edhe tregut lokal dhe disa shtëpive. 

 Sulme të tilla janë të zakonshme në Nigeri, vendi më i populluar i Afrikës, ku dhjetëra banda kryengritëse që luftojnë për kontroll shpesh sulmojnë komunitete të largëta me siguri dhe prani të kufizuar qeveritare.

 Sulmi në fshatin Kasuvan-Daxhi ndodhi pranë komunitetit Papiri, ku më shumë se 300 nxënës dhe mësuesit e tyre u rrëmbyen nga një shkollë katolike në nëntor të vitit të kaluar.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR