• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në Afganistan

Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në Afganistan

Kabul, 23 korrik 2023 (MIA) - Në përmbytjet shkatërruese në disa zona të provincës qendrore afgane të Majdin Uardak, deri më tani e kanë humbur jetën mbi 30 persona, njoftuan sot autoritetet lokale provinciale, njoftoi DPA.

Në 72 orët e fundit, të paktën 31 persona e kanë humbur jetën në të gjithë vendin, konfirmuan për DPA-n nga Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave.

Gjithësej tetë provinca janë prekur nga përmbytjet, shton agjencia gjermane.

Më së shumti vdekje u raportuan në provincën Majdan Uardak, ku një numër i madh i banorëve në gjumë u prekën nga ujërat e ardhur.

Në deklaratë, qeveria talebane u bëri thirrje agjencive të ndihmës që të ofrojnë mbështetje të menjëhershme për viktimat.

Kombet e Bashkuara deklarojnë se dekadat e konfliktit, së bashku me degradimin e mjedisit dhe investimet e pakta në reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, kanë kontribuar në rritjen e cenueshmërisë së afganëve ndaj fatkeqësive natyrore.

Fatkeqësitë natyrore çdo vit prekin mesatarisht 200,000 afganë, raporton DPA. qa/shk/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR