• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 30 civilë janë plagosur në një sulm ajror rus në një ndërtesë banimi në Harkov

Të paktën 30 civilë janë plagosur në një sulm ajror rus në një ndërtesë banimi në Harkov

 Harkov, 15 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 30 persona, përfshirë tre fëmijë, janë plagosur pasi një bombë e drejtuar nga Rusia goditi një ndërtesë banimi në qytetin veriperëndimor të Ukrainës, Harkov, bënë të ditur autoritetet lokale, transmeton BTA.

"Goditja shkaktoi zjarr në ndërtesën shumëkatëshe të banimit", ka shkruar në Telegram guvernatori i rajonit Oleg Sinegubov. Ai shtoi se ka më shumë dëme në infrastrukturën civile.

Harkovi është një nga qytetet më të mëdha në Ukrainë dhe një qendër kryesore industriale e vendosur afër kufirit me Rusinë. Qyteti është vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse me granata, raketa dhe dronë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR