• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 27,365 palestinezë të vrarë dhe 66,630 të plagosur në Gaza që nga 7 tetori

Të paktën 27,365 palestinezë të vrarë dhe 66,630 të plagosur në Gaza që nga 7 tetori

Gaza, 4 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën 27.365 palestinezë janë vrarë dhe 66.630 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Në kumtesë theksohet se në 24 orët e fundit në Gaza kanë humbur jetën rreth 127 palestinezë, ndërsa 178 janë lënduar.

Izraeli filloi operacionet në Rripin e Gazës pasi grupi militant palestinez Hamas nisi një sulm me raketa më 7 tetor të vitit të kaluar dhe më pas sulmoi Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 250 pengje në Rripin e Gazës. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR